Numri i përfituesve nga ndihma sociale ka rënë në nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.Në nëntor të vitit 2023 kishte gjithsej 20 mijë e 353 përfitues nga ndihma sociale. Ndërsa në nëtor të këtij viti numri i përfituesve të skemave sociale ka rënë në 18 mijë e 226 apo 2 mijë e 127 më pak.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.Në muajin nëntor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,6%); skema për pensionet invalidore (-12,8%); skema e ndihmës sociale (-10,5%); skema për pensionet familjare (-4,0%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,5%)skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,5%).
Ndërsa ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve,krahasuar me një vit më parë. Në muajin nëntor 2024, krahasuar me muajin nëntor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (12,7%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(8,6); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (4,3%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (2,9%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,8%); skema e pensioneve bazike të moshës (1,1%); skema për veteranët e luftës (0,3%).