Vendosja e sundimit osman dhe marrëdhëniet që u krijuan mes popullatës opojane dhe gorane me popullatën turke, krijuan kushte për zhvillimin e shpejtë të ekonomisë dhe të kulturës së këtyre trevave, duke huazuar nga ta shumë mjeshtri zejesh.Turqit, sollën garën e pehlivanëve, e cila mendohet se është e shekullit XVI, që zuri fill dhe vazhdon deri në ditët tona, si garë tradicionale, përcjell TV Prizreni.
Mundja (pehlivanllëku) në komunën e Sharrit, është e lidhur ngushtë me ekspozimin e pehlivanllëkut që u përhap me vendosjen e sundimit osman në Opojë dhe Gorë, që nga shekulli i XVI. Kjo shpjegohet nga fakti se fjalët e përdorura gjatë zhvillimit të garës së pehlivanëve, janë me origjinë turke.
Sporti popullor i mundjes është si një formë e natyrës së luftës, e që shfaqet qysh nga zanafilla e shoqërisë njerëzore. Ky lloj sporti është shumë i rëndësishëm për forcimin dhe kalitjen e trupit, mundja edhe sot nuk ka humbur rëndësinë dhe rolin e saj për zhvillimin, kalitje e edukim shëndetësor.
Në të kaluarën mundja ka shërbyer si mjet për përgatitjen fizike të luftëtarëve. Vështirë mund të gjendet ndonjë sport me histori aq të begatshme dhe traditë mijëvjeçare, siç është mundja, që mendohet se është e lidhur me nevojat jetësore dhe ushtarake.
Si popujt tjerë, ashtu edhe në Kosovë është kultivuar mënyra specifike e mundjes.
Më të popullarizuara kanë qenë: Lidhas-kocash, brezi – shokë dhe pehlivanllëku. Gjatë mundjes Lidhas – kocash, me njërën dorë kapet kundërshtari mbi bërryl e me tjetrën i bashkon duart në shpinën e kundërshtarit. Kur kapen fort, lufta fillon me përpjekje të kundërshtarit që ta rrëzon anash ose mbrapa, në disa raste edhe në shpinë.
Mundja Brezi – shokë, gjithashtu fillon nga pozita në këmbë. Mundësit kapen për shokë ose rripin e pantollave. Në këtë formë të mundjes janë të lejuara: gërshetimi, ngatërrimi, pengimi me këmbë. Fitorja shënohet nëse kundërshtari bie në shpinë, ndonjëherë kërkohen dy fitore nga tri përpjekje.
Pehlivanllëku, jo vetëm që është më i popullarizuari, por edhe sporti më i vjetër në komunën e Sharrit. Në kohën e sundimit osman, bejlerët turq kanë ardhur në Sharr, për t’u kënaqur me luftërat e pehlivanëve të këtyre anëve.(