Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti deklaroi se Podujeva mbetet bastion i kësaj partie, e jo i atyre që bastion e kanë veç rrjetin social Facebook.
Hoti theksoi se vera po vjen dhe se ditë të mira po vinë për Kosovën.
Ai përsëri ka vazhduar të flas për marrëveshjen e Kosovës të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, duke i atribuuar vetes meritat më të larta.
Postimi i plotë:
Podujeva mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Vera po vjen. Ditë të mira po vijnë për krejt Kosovën.
Kjo u pa nga lajmet e mira që morëm këto ditë nga Shtëpia e Bardhë. A e keni parë ndonjëherë Amerikën më të angazhuar për Kosovën se në muajt e fundit, kur ne e kemi qeverinë?
Më 31 dhjetor kam nënshkruar Marrëveshjen me ShBA-të; marrëveshje për nxitje të investimeve që sapo ka hyrë në fuqi; njohja nga Izraeli; letra e Bidenit për presidentin Vuçiq ku i kërkon njohjen e Kosovës; përmbyllja e vitit me vendimin historik për misionin paqeruajtës të ushtrisë së Kosovës që i bashkohet ushtrisë amerikane. Ëndërr e bërë realitet nga burrat dhe gratë e këtij vendi.
Llapi është bastion i LDK-së, e jo i atyre që bastion e kanë veç Facebook-un.
Unë ju ftoj, të dashur qytetarë llapjanë, të na jepni besmin tuaj që t’ju shërbejmë me dinjitet dhe integritet.
Podujeva mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Vera po vjen. Ditë të mira po vijnë për krejt Kosovën….
Posted by Avdullah Hoti on E hënë, 8 Shkurt 2021