- Reklama -

LVV në Prizren akuzon Totajn dhe ekzekutivin e tij për keqpërdorim të parasë publike në tenderin për ndriçim publik

Dega e LVV-së në Prizren, përmes një reagimi në Facebook, ka njoftuar se denoncon publikisht kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ekzekutivin e tij për “hajni”, raporton TV Prizreni. Sipas LVV-së Totaj dhe ekzekutivi i tij po trajtojnë buxhetin e komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderit për ndriçim publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera.

“Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderit për ndriçim publik në mënyrë të paturpshme për të përfituar klanet e tij! Në tenderin: “Instalimi dhe riparimi i ndiçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera”, shihet qartë se korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike është bërë fenomen që e karakterizon qeverisjen komunale të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.”, shkruan në reagimin e LVV-së.

- Reklama -

Tutje, LVV në Prizren ka radhitur disa fakte që sipas tyre tregojnë keqpërdorimin e parasë publike.

“Ja disa FAKTE që tregojnë hajnin dhe keqpërdorimin e parasë publike:

– Një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980€ dhe 2,680€ për copë, shifra të shumëfishuara krahasuar me çmimin real të tregut.

– Shtyllat “Smart” ndriçuese, të cilat në çdo qytet tjetër kushtojnë shumë më pak, janë faturuar në këtë tender me 31,600€ dhe 32,000€ për copë.”, shkruan LVV në Prizren.

Dega e LVV-së në Prizren ka kërkuar që Shaqir Totaj dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë “skemë abuzive” sipas tyre duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. LVV ka kërkuar gjithashtu edhe nga organet kompetente hetim të plotë për këtë “skandal”.

“Kjo nuk është vetëm abuzim, kjo është hajni! Paratë e qytetarëve të Prizrenit po vidhen përmes këtyre kontratave të turpshme dhënë dostave të kryetarit Shaqir Totaj! Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren denoncon publikisht këtë aferë korruptive dhe kërkon llogaridhënie të menjëhershme! Shaqir Totaj dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë skemë abuzive duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore! Ne nuk do të heshtim përballë vjedhjes së hapur të buxhetit të qytetarëve tanë. Prizreni meriton qeverisje të ndershme dhe transparente, jo një klikë të hajdutëve që pasurohen mbi kurrizin e qytetarëve. Kërkojmë nga organet kompetente hetim të plotë për këtë skandal!”, thuhet në fund të reagimit të LVV-se në Prizren, raporton TV Prizreni.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort