- Reklama -

Miratohet në parim Projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç

Kuvendi i Kosovës më 05.12.2024, ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç.

Pro këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.

- Reklama -

Ky projektligj ishte propozuar nga gjashtë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas projektligjit, pijet energjike janë pijet joalkoolike që përmbajnë sasi të kafeinës që kalon vlerën 150 mg/l dhe përmbajnë të paktën një, apo disa substanca legale stimuluese ose restauruese, siç janë taurina, inositoli, sheqeri apo ekstrakte të tjera bimore, si glukuronolactone, ginkgo, ginseng, guarana, Aspartame/Sucralose/Ace-K, Karnitina, si dhe përbërës të tjerë.

Qëllimi i ligjit është mbrojtja e shëndetit të personave nën 18 vjeç nga efektet negative të pijeve energjike, përmes edukimit, ndërgjegjësimit, mbrojtjes nga rreziku i ekspozimit dhe përdorimit, kontrollit, prodhimit, tregtimit dhe kufizimit të reklamimit të këtyre produkteve.

“Ndalohet shitja dhe ofrimi i pijeve energjike personave nën 18 vjeç”- thuhet në nenin 4 të këtij Projektligji.

Projekligji po ashtu parasheh, sanksione kundërvajtëse me gjobë deri në 2 mijë euro, personin fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik, që shet, ofron ose reklamon për shitje pije energjike në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Tutje thuhet se autoritetet përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji janë: Inspektorati i Tregut, Inspektorati Sanitar dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort