Ka ndërruar jetë Shukrane Hadri, mësimdhënëse e lëndës së biologjisë fillimisht në shkollën “Fadil Hisari” dhe më pas në shkollën “Emin Duraku” në Prizren.
Në telegramin ngushëllues nga kolektivi i shkollës thuhet se Hadri ishte më shumë se sa një mësimdhënëse, ishte një frymëzim për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe me pasionin e saj për biologjinë, ajo edukoi breza të tërë, duke i ndihmuar nxënësit të kuptonin bukurinë dhe kompleksitetin e botës që na rrethon.
Postimi i plotë:
Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për humbjen e koleges sonë të nderuar Shukrane Hadri. Ajo shërbeu për disa vite si mësimdhënëse e lëndës së biologjisë, fillimisht në shkollën “Fadil Hisari” dhe më pas në shkollën “Emin Duraku” deri në pensionim. Largimi i saj nga kjo jetë na ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia e saj do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës sonë dhe e kujtesës së këtij institucioni. Ajo ishte më shumë sesa një mësimdhënëse – ishte një frymëzim për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Me pasionin e saj për biologjinë, ajo edukoi breza të tërë, duke i ndihmuar nxënësit të kuptonin bukurinë dhe kompleksitetin e botës që na rrethon. Ishte një kolege që rrezatonte mirësi, përkushtim dhe dashuri për punën e saj. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të gjithë ata që e deshën. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona. Me respekt dhe mirënjohje, Drejtoria, stafi dhe nxënësit