Klubi Futbollistik “Liria” në Prizren njofton se për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit , kryesia e klubit ka vendosur që hyrja të jetë falas në ndeshjen ndaj FC Drenica. Hyrja në stadium do të bëhet nga ana lindore thuhet në njoftim, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit 🇦🇱, kryesia e klubit ka vendosur që hyrja të jetë falas në ndeshjen ndaj FC Drenica. Hyrja në stadium do të bëhet nga ana lindore. Ju mirëpresim të gjithë qytetarët dhe tifozët e Lirisë për ta festuar këtë ditë së bashku! ⚪⚫
#BashkëPërSukses #Liria #Arpagjikt #Prizren