Policia e Kosovës njofton se gjatë kontrollit të një autobusi në Malishevë, është gjetur një armë zjarri model Bruni, kalibër 9mm, e cila kishte një karikator dhe katër fishekë.
Sipas PK-së, kjo armë është gjetur në ulësën e fundit të autobusit.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga autoritetet përkatëse.
““Malishevë 21.11.2024-19:05. Raportohet se gjatë kontrollit të një autobusi, në ulësen e fundit është gjetur një armë zjarri model Bruni e kalibrit 9mm me një karikator dhe katër fishekë. Lidhur me rastin, është arritur të identifikohet i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, shkruan GazetaBlic.