KEDS ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që kanë mbretëruar mbrëmë dhe sot, disa dalje janë jashtë kontrolli.
Sipas tyre, rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja, derisa kanë shtuar se KEDS është mobilizuar dhe ekipe të shumta ndodhën në terë.
“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja.
Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit.Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftim.