Kastriot Krasniqi, është djali i komandantit të njohur të UÇK-së në rajonin e Prizrenit, Xhemshit Krasniqi që po garon për herë të parë në këto zgjedhje për deputet. Me numrin 92 në listën e PDK-së, Kastrioti është një prej kandidatëve më serioz nga komuna e Prizrenit.
Si njëri prej asambleistëve më të votuar në Prizren, Kastriot Krasniqi ka vazhduar me aktivitete të shumta në këto javë të fushatës jo vetëm në qytetin e Prizrenit por edhe në rajonin e Vërrinit ku ai pritet të jetë ndër kandidatët më të votuar.
Krasniqi në këto zgjedhje ka si prioritet përfaqësimin sa më të mirë të rajonit të Vërrinit në Kuvendin e Kosovës, nevojat e tij dhe të banorëe të shumtë të cilët për shumë vite kanë mbajtur barrën e luftës dhe të PDK-së për 21 vite.
“Mbështetja e madhe e këtyre ditëve për PDK-në, kryeministrin Enver Hoxhaj dhe kandidaturën time për deputetë në cdo pjesë të Prizrenit, dhe nga diaspora, ku ne kemi një mërgatë të madhe në Zvicër, Itali dhe Gjermani, po më jep besim të madh për të vazhduar edhe më shumë në aktivitetet e fushatës” ka thënë Krasniqi.
Artikull i sponsorizuat