Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe zyrtarë të lartë të Hamasit.
Bëhet e ditur se ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gaza dhe sulmet e tetorit 2023 që shkaktuan ofensivën e Izraelit në territoret palestineze.
Por implikimet praktike të gjykatës mund të jenë të kufizuara pasi Izraeli nuk është anëtar i saj dhe disa nga zyrtarët e Hamasit janë vrarë në konflikt.
Ndryshe, Netanyahu dhe liderë të tjerë izraelitë e kanë dënuar urdhrin e kryeprokurorit Karim Khan, duke iu referuar si i turpshëm dhe antisemitik. /Telegrafi/