- Reklama -

KQZ-ja njofton si do ta lehtësojë votimin jashtë Kosovës

Të paktën në 22 shtete të ndryshme të botës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë të hapë nga një kuti postare për qëllime të votimit jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Një kërkesë të tillë, KQZ-ja do t’ia përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme do të duhet t’i ndihmojë këtij institucioni në hapjen e kutive postare.

- Reklama -

Por, përse duhet të hapen kutitë postare në shtete të ndryshme dhe cili është ndikimi i tyre në procesin e votimit jashtë Kosovës?

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se hapja e kutive postare në shtete të ndryshme është e domosdoshme në aspektin ligjor, ndërsa në aspektin praktik kutitë postare do të lehtësojnë procesin e votimit jashtë Kosovës.

Ai tha se këto kuti postare do të shërbejnë për ofrimin e mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm për votim jashtë vendit dhe që zgjedhin mënyrën e votimit për të dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës.

Përveç që konsiderohet si një mënyrë e lehtë për të votuar, sipas tij kjo ka edhe kosto minimale.

“Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit. Tri mundësi i ofron ligji: (1) fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe (3), duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja përmes dhe me ndihmën e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës. Andaj, vendimi i KQZ-së i shërben ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që regjistrohen suksesshëm dhe që zgjedhin mënyrën e votimit duke dërguar fletëvotimin në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort