Tetë të mitur janë arrestuar të enjten në Malishevë pasi janë rrahur mes vete.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë dhe një predhë të pistoletës me gaz.
- Reklama -
“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
- Reklama -
