Kryesisht me vransira parashihet dita e premtë, orëve të mëngjesit me kushte për reshje të dobëta shiu apo dhe bore, që shfaqen në perëndim të vendit, e që mund të shtrihen edhe nga rrafshi i Kosovës.
Pasdte herë herë do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale gjatë ditës 3C e 6C. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.
Më shumë vransira parashihen mëngjesin e së shtunës, e më pas fillojnë të shpërndahen. Nga dita e diel po pritet të ketë më shumë kthjellime, me temperatura në rritje deri në 10C e 12C.
Të martën, vransirat sërish shtrihen mbi vend, mirëpo temperaturat mbesin të larta deri në 14C e 16C.