“Kjo do të arrihet me qasjen universale dhe të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore dhe të përballueshme”- tha Kurti.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Strategjisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se përmes strategjie politikëbërësit në shëndetësi do të mund të fokusohen në sektorët që kanë ndikim në shëndetin e popullatës.
“[Sektori i shëndetësisë] Do të kaloj nga niveli i mirëmbajtjes në një nivel shëndetësor në zhvillim, duke ndryshuar format e financimit përmes funksionalizimit të sigurimit shëndetësor të obligueshëm”- tha Vitia.Qytetarët kosovarë janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë sigurime publike shëndetësore. Pavarësisht votimit të projektligjit të ri për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nga Qeveria më 28.08.2024, funksionalizimi i tyre është ende larg në horizont.
Në vitin 2007 ishte miratuar ligji për këtë sigurimet shëndetësore, por asnjëherë nuk hyri në fuqi, pasi shefi i atëhershëm i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk e nënshkroi.Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, qeveritë e Kosovës ato tërhoqën ligjin, për shkak të implikimeve buxhetore.
Ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, mirëpo as ai nuk u zbatua asnjëherë, pavarësisht premtimeve të të gjitha qeverive.Zbatimit të tij u tha se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajsh për mbledhjen e fondeve, e cila do të niste nga 1 korriku i vitit 2017.Funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore është premtim i dhënë e i paplotësuar nga qeveri të ndryshme për më shumë se një dekadë.