Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson do t’a tejkalojë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e kaluara.“Unë e shoh rezultatin mbi atë të 14 shkurtit të vitit 2021”, deklaroi Muja.
Muja tha se presin që rezultati të jetë mes 53-54 përqind.Në lidhje me deklaratën e Mujës kanë folur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha për “Gazeta Blic” se asnjë parti nuk do të jetë 50 %.Dreshaj potencoi se dallimet mes katër partive do të jenë në përqindje të vogël.
“Është koha e kampanjës zgjedhore dhe është krejt e kuptueshme. Fjalët janë pa para e punët si te vijnë. Asnjë parti nuk do te jetë 50%, dallimët mes kater partive te para do të jenë në përqindje të vogël dalluese” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.Ai tutje deklaroi se me 9 shkurt LVV-ja shkon në opozitë dhe se qeveria e ardhshme do të formohet nga blloku opozitar.
“Unë shoh se qeverisja e ardhshme do të jetë qeveri nga blloku opozitar aktual. Mendoj se në mandatin qe del nga vota e 9 shkurtit, VV do te jetë në opozitë” tha Dreshaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”./Gazeta Blic/