Sot, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi nënshkruan marrëveshje me 22 komuna për veturat e siguruara për transportim të vaksinave dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.
Me këtë rast, Zëvendësministri Berisha potencoi se edhe në vitin 2021 Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar gjashtë qendra të mëdha me nga një veturë, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.
Berisha theksoi se Ministria e Shëndetësisë zotohet se do bashkëpunoj dhe do të përkrah QKMF-të dhe drejtoritë për shëndetësi nëpër komuna.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi theksoi se në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vetura për 22 komuna me qellim të sigurimit të qasjes me të lehte në shërbime edhe në familjet e cenueshme dhe të margjinalizuara.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetar dhe nënkryetarë të komunave në nivel vendi me ç ‘rast pranuan edhe veturat e ndarë për komunat e tyre.
22 veturave për komunat në nivel vendi, janë siguruar përmes huamarrjes së Bankës Botërore në vlerë prej 748,000.00 euro, ndërsa në fund të këtij muaji pritet të arrij edhe një veturë për nevojat e Komunës së Zveçanit.