Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga punimet e mjeshtërit të këpucëve, B. Zhupi, i cili ka dekada që punon në rrugën “Saraqët” në qendër të Prizrenit.
Totaj ka thënë se zejtarët e tillë të qytetit tonë që ruajnë me dekasa traditën e familjeve të tyre, e bëjnë edhe më karakteristik Prizrenin jo vetëm për ne, por edhe për vizitorët.
“Përshëndetje të gjithëve! Një prej vlerave të Prizrenit janë edhe zejtarët që me dekada e kanë ruajtur traditën e familjeve me zeje të ndryshme, që e bëjnë qytetin edhe më karakteristik jo vetëm për ne, por edhe për vizitorët. I tillë është edhe mjeshtri i këpucëve, B. Zhupi, në rrugën “Saraqët”, në qendër të qytetit, që të gjithë e kemi vizituar gjatë jetës sonë. Kjo është kultura e Prizrenit – me të gjithë, për të gjithë!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/