Një i mitur ka pësuar lëndime, pasi që vëllai i tij i mitur, duke përdorur pushkën e gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.
Rasti ka ndodhur të shtunën në Suharekë, ku si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./KOHA/