- Reklama -

Dogana e Kosovës i largon pesë punëtorë nga puna

Dogana e Kosovës njofton se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftimin për media, përcjell TV Prizreni.

- Reklama -

Siç thuhet në njoftimin për media, veprimet e ndërmarra tregojnë vendsomërinë e Doganës për të mbrojtur një institucion të besueshëm dhe transparent.

“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent”, thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë përmes aplikacionit eDogana për cdo kontraband që mund të kenë në dijeni.

“Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort