- Reklama -

Aktivistët në Prizren nxisin bashkëpunimin me akademinë për biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike

Aktivistët e organizatës “EC Ma Ndryshe” kanë iniciuar bashkëpunimin me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren lidhur me ruajtjen e biodiversitetit dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas njoftimit të EC-it në kuadër të projektit “Ruajtja e Biodiversitetit dhe Adaptimi ndaj Ndryshimeve Klimatike” që mbështetet nga CDF me financim të Ambasadës së Suedisë, takimi mes dy palëve ka shërbyer për ti shkëmbyer idetë drejt përforcimit të angazhimeve për një mjedis të qëndrueshëm, raporton Telegrafi.

- Reklama -

“Takimi kishte për qëllim prezantimin e aktiviteteve të projektit dhe nxitjen e bashkëpunimit për të forcuar përpjekjet drejt ruajtjes së mjedisit dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, thuhet në njoftimin e “EC Ma Ndryshe”, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se në këtë kuadër, janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, përmes përfshirjes së studentëve në hulumtime dhe aktivitete të tjera praktike, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e biodiversitetit.

Në të njëjtën kohë “EC Ma Ndryshe” ka shprehur gatishmërinë që të mbështesë studentët në realizimin e iniciativave që nxisin ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

“Ky bashkëpunim synon t’i pajisë të rinjtë me përvoja praktike që forcojnë kapacitetet e tyre dhe kontribuojnë në qëllime afatgjata për mbrojtjen e mjedisit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Katër rekorde që ka arritur Barcelona pas ceremonisë së Topit të Artë 2024
Deklarata e Trump për Beyoncen dhe Kamala Harris bëhet ‘remix’ dhe po bën xhiron në Tik…
Prindërit ferizajas kundërshtojnë privatizimin e kopshteve publike
Një vrimë e zezë mund të mos jetë krijuar nga një shpërthim i fuqishëm
Mot i vranët dhe me diell, vende-vende riga të dobëta shiu

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort