Nesër me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për raportin gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Klankosova merr vesh se takimi do të jetë në nivel të ministrave të Jashtëm, ku Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.
Derisa palën serbe sipas raportimit të mediave atje, do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm Marko Gjuriq.