Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur thirrjen për të gjithë fermerët e komunës së Prizrenit për të aplikuar në kuadër të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”.
Komuna po ashtu ka njoftuar se pjesë e përfitimeve nga kjo thirrje janë frezë 1.8m, mbjellëse misri pneumatike – 4 rende, mbjellëse gruri – 16 rende, moto cultivator 4.4KW (me frezë dhe kosë), moto cultivator 7.5KW (me frezë), roto kosa 135, shpërndarëse plehu artificial dhe spërkatëse 400 litra.