Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 22.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
1.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:
Dalja 10kV Peqani (kodi: 32000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.
Vendet: Peçan, Sllapuzhan,Bllacë, Duhel, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peçan, N.T.P.Kroni Bllace. Pompat e benzinës Bes co.
Arszeja:Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
2.Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:
Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 15:30-16:30.
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri dhe testimi i Scadas ne stabiliment.