Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, gjatë javës së kaluar.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka deklaruar se Procesi i Berlinit për një dekadë e ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.
“Të hënën e kaluar, ne shënuam 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, i cili për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe na ka çuar përpara drejt integrimit në BE. Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, thuhet në postimin e plotë të Kurtit.
Njëherit, kryeministri ka listuar marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara.
Last Monday, we marked the 10th anniversary of the Berlin Process, which for a decade has brought our region closer together and moved us forward toward EU integration. Kosova has been, and will be, a proactive member and a standard-bearer in the Berlin Process, advocating for…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2024