Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka dëshiruar qytetarëve të dielë të këndshme duke ndarë pamje të shtëpive të vjetra në qytetin e Prizrenit. Ai ka thënë se këto shtëpi, pothuajse të pandryshuara prej shekujsh, ia shtojnë bukurinë qytetit.
“Përshëndetje të gjithëve nga Prizreni, Kryeqyteti Historik i Kosovës! Përtej monumenteve të njohura të trashëgimisë kulturore e historike, një nga veçoritë që ia shtojnë bukurinë qytetit janë shtëpitë e vjetra me pamje që kanë mbetur pothuajse të pandryshuara prej shekujsh. Prizreni është një perlë, ku bukuria natyrore bashkohet me pasurinë e traditave dhe arkitekturës, duke e bërë një destinacion të pashmangshëm për të gjithë ata që vlerësojnë historinë dhe kulturën. Ju dëshiroj një të diele të këndshme me këto pamje!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/