Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 16.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Prizren
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:
Dalja 10kV Poslishta (kodi: 30035006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Poslishta, Grazhdaniku, Kobi I, Kobi II, Gurthyesi Renelual Tahiri, Poslishti I, Poslishti II, Vlashna I, Vlashna II dhe Muradema
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.
2.Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Bodrumi (kodi: 30000014) prej orës 10:00 deri në ora 14:00
Vendet: Atmaxha, Nasheci I, Nasheci II, Mazrek, Kojushe, Nashec, Gurshite, Gjonaj I, Gjonaj II, Gjonaj III, Zym
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.
Punime nga palët e treta
1.Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:
Dalja 10kV Bajram Curri (kodi: 30033008) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Uiliam Ualker; afariste:”Afioni”,Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”,”Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.
Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar.