Home LAJME Arrestohet përsëri Aleksandar Arsenijeviç

Arrestohet përsëri Aleksandar Arsenijeviç

0
Arrestohet përsëri Aleksandar Arsenijeviç

Politikani serb nga Kosova, Aleksandar Arsenijeviç – një kundërshtar i hapur i Listës Serbe – është arrestuar përsëri nga Policia e Kosovës, pasi fishkëlleu me filikaqe për të kundërshtuar praninë e kryetarit të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, në një kafeteri në këtë qytet.

Arsenijeviç, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Arsenijeviç u arrestua edhe më 10 shtator pasi kundërshtoi praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Mitrovicë të Veriut dhe rrjedhimisht politikat e tij në raport me komunat e banuara me shumicë serbe.

Aleksandar Arsenijeviç, s’e pengoi as lëvizjen e Kurtit as nuk e sulmoi atë, por në mënyrë paqësore shprehu bindjet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here