Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm më 24.09.2024, ka vizituar familjen e rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku, i cili u vra vitin e kaluar në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Bashkë më Kurtin, në vizitë kanë qenë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Një vit pas vrasjes së Afrim Bunjakut, familjarët kanë hapur dyert për vizita.
Përgjatë rrugës lokale që të dërgon në fshatin e Bunjakut, në Samadrexhë, janë parë policë, teksa afër shtëpisë së heroit janë vendosur edhe flamuj të Kosovës e të Shqipërisë.