Në Gjermani ka rënë numri i infektimeve në rreth 9.700 në 24 orët e fundit, që është rreth 3.500 më pak se para një jave, transmeton albinfo.ch.
Numri i vdekjeve është ende i lartë, por indikatori i infektimeve në 100000 banorë në shtatë ditët e dundit ka rënë në 82, ndërkohë që vetëm para dy javësh ka qenë mbi 197.
Autoritetet gjermane shëndetësore thonë se masat po japin rezultate dhe kanë shpresë se do të hiqen gradualisht pas 15 shkurtit shumica e masave. /Albinfo.ch