Gjatë muajit korrik të këtij viti në ambulancat specialistike, diagnostike dhe laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë kryer 84.750 shërbime, prej tyre: vizita ambulantore 16.830, shërbime diagnostike 8.877 dhe shërbime laboratorike 59.043, ndërsa vitin e kaluar në ambulancat specialistike, diagnostike dhe laboratorike janë kryer 73.136 shërbime, prej tyre: vizita ambulantore 15.788, shërbime diagnostike 7.811 dhe shërbime laboratorike 49. 437, njofton Spitali i Prizrenit.
Bazuar në statistikat zyrtare dhe krahasuar me muajin korrik të vitit 2023, në muajin korrik të këtij viti numri i shërbimeve në ambulancat specialistike, diagnostike dhe laboratorike është rritur për 11 614 shërbime, prej tyre: vizita ambulantore 1042, shërbime diagnostike 1066 dhe shërbime laboratorike 9506, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/