Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për trafikim organesh, pasi trupi i pajetë i një shqiptari është kthyer nga Spanja i vdekur, ndërsa i ishte hequr zemra.ABC raporton se bëhet fjalë për S.S 33-vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Barcelonë.
Por në momentin që trupi u transportua në Shqipëri për t’u varrosur, familja vuri re një të çarë në pjesën e zemrës duke dyshuar dhe kërkuar ekspertim mjeko ligjor nga ku rezultoi se i mungonte zemra.
Familja ka bërë denoncimin në prokurorinë e Tiranës, që ka nisur hetimin në bashkëpunim me autoritetet spanjolle.