Nga sot, Kosova për 10 ditë do të jetë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.Këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19 fushata zgjedhore do të jetë 10 ditë (nga data 03.02 deri më datë 13.02 e që do të jetë heshtje parazgjedhore).
Kosova do të votojë më 14 shkurt për subjektin e preferuar politik – slloganet e të cilave tashmë janë të njohura, por jo edhe platformat qeverisëse.
Secila nga subjektet politike ka paraqitur pak ose fare hiç nga platforma-ofertë për zgjedhjet e 14 shkurtit.“Krejt dhe Drejt” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në koalicion me Aleancën Kosova e Re. “Shteti. Shtet.”
Partisa Demokratike a Kosovës me sloganin “Rimëkëmbje”.“Forca e Kosovës”, është slogani që ka zgjedhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E Nisma Socialdemokrate ka zgjedhur sloganin “Me Çlirimtarët”.Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrin pjesë 28 subjekte politike.Certifikohet lista e votuesve, 1 milion e 794 mijë e 862 votues brenda KosovësKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas KQZ-së numri i votuesve brenda Kosovës është 1 milion e 794 mijë e 862 votues, apo 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet paralamentare të vitit 2019.Arsyeja se përse ka më pak votues në këto zgjedhje është për shkak se KQZ-ja ka vendosur që t’i largojë nga lista votuese 122 mijë e 421 persona të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuar nga UNMIK-u. Sipas KQZ-së, dokumentet e UNMIK-ut nuk shërbejnë për t’u identifikuar në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.
Po ashtu, KQZ-ja ka larguar nga lista votuese edhe 11 mijë e 86 persona të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur.Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.Në mbledhjen e së martës, KQZ-ja, po ashtu, ka miratuar fletëvotimin dhe broshurën për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021 për zgjedhjet e 14 shkurtit.Fletëvotimi është ky: