Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se përhapjen e urës mbi Ibër duhet të ketë koordinim me aleatët në veçanti me SHBA-në për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët.
Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, e para e shtetit ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure.
“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, ka theksuar Osmani.
Osmani, ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.
Sa i për ketë deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Osmani ka thënë se nuk i komenton se ato janë raciste. Presidentja Osmani, ka thënë se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia.
“Deklaratat e zëdhënësit të BE-së janë raciste, as nuk meritojnë më shumë vëmendje. Jam deklaruar në raport me ato deklarata raciste, nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njëjtë sikur zëdhënësi nga Sllovakia që nuk e pyet asnjë shtet fqinj kur e kalon urën e vet. Nuk pyetet Serbia për Urën tonë. Dialog nuk do të duhej të pranonte askush për këtë temë. Dialog me shpëtimtarët tanë, jo vetëm që është e nevojshme, është në interesin tonë mbi të gjitha. I lus qytetarët tanë në situatën kur në botë aleatët tanë po merren me lloj lloj konfliktesh, dhe po shohim vuajtjet njerëzore të konflikteve, që të punojmë me njerëzit që gjithmonë kanë qenë në krahun tonë”, ka dekklaruar Osmani./RTK/