Lëkundje tërmeti raportohet se janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Tërmeti ishte magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.
Kështu ka konfrimuar për Klan Kosovën, Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.
“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.
Lëkundje tërmeti sot ka pasur edhe në disa vende të rajonit.
Sipas raportimeve të mediave në rajon, një seri tërmetesh të lehta janë ndjerë në Kroaci, Bosnjë, e Maqedoni.