Një person është lënduar, 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi janë përfshirë nga zjarri, si pasojë e një zjarri në afër të Aerportit të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës”- tha Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit.
Sipas saj, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.