Gjendja e zjarreve në Prevallë nuk është alarmante ashtu siç po pretendohet nga qytetarët, sipas Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren.
“Pramë ka pasë kujdestari, qysh e kam cekë, ka qenë edhe një patrullë e policisë. Ka qenë edhe një zyrtar i parkut nacional gjatë gjithë natës. Ka shku edhe një ekip përforcues i specializum për rastet e zjarreve”, ka thënë Drejtoresha e Emergjencës dhe Sigurisë në Prizren, Ramize Sinanaj-Shala për Klankosova.tv.
“Pas orës 12 të natës e kemi marrë emailin prej AME-së ku na kanë ofru ndihmë prej qyteteve të tjera si Prishtina, Ferizaj, Gjakova”.
“Tash jemi krejt, edhe komuna e Prizrenit, edhe agjencia, edhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, krejt jemi bashkë t’u intervenu”.
“Nuk është gjendja alarmante qysh po thonë qytetarët, se jemi në vendngjarje dhe jemi duke intervenu çdo ditë, çdo dorë, aty ku na jepet mundësia, pa e rreziku jetën”.