Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të intervenohet nga ajri për shurjen e zjarrit në Prevallë, pasi zjarrfikësit nuk kanë arritur ta shuajnë përshkak të terrenit të vështirë.
Njoftimi i plotë:
- Reklama -
Të nderuar qytetarë,
Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.
Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri.
Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së.
Për më shumë detaje do të ju njoftojmë në vijim.
- Reklama -