Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, priti sot ekipin e projektit “DEMOS” që është duke realizuar kronikën promovuese “Storjet e suksesit për performancë” me theks në përmbushjen e kushtit të tretë minimal të opinionit të auditimit.
Në njoftim theksohet se komuna e Prizrenit në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit ka opinion të pamodifikuar për pasqyrat financiare të vitit 2023.
“Në këtë storje suksesi pasqyrohen veprimet e ndërmarra të Komunës së Prizrenit për zbatimin e rekomandimeve, që kanë mundësuar që raporti i ZKA-së të jetë me Opinion të Pamodifikuar, si kriter që i ka mundësuar Komunës së Prizrenit të jetë pjesë e grantit të performancës që jepet nga MAPL-ja dhe donatorët, nga i cili grant përfitues të drejtpërdrejt janë qytetarët për të cilët do të financohen projekte kapitale me qëllim të ngritjes së mirëqenies së tyre.”, njofton komuna./TVPrizreni/