Spitali i Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se sot ka pranuar edhe autoambulancën e dytë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me Dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor, Bsc,. Fevzi Xhemali, drejtor i infermierisë, dhe Msc. Sami Ahmetaj, drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, kanë vizituar hapësirat e autoparkut, ku nga shefi i transportit dhe autoparkut, Nuzedin Bekteshi, janë njoftuar me punën e shërbimit dhe gjendjen e autoambulancave.
Drejtoresha ekzekutive ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për autoambulancat e dedikuara dhe dorëzuara për Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të cilat do të jenë në shërbim të pacientëve dhe do të lehtësojnë punën e transferimit të pacientëve nga Spitali i Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren për QKUK.”, thuhet në njoftimin e spitalit./TVPrizreni/