Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi, ka rikujtuar dëgjimin publik për buxhetin 2025 që do të mbahet sot (22 korrik 2024) në Velezhë për banorët e fshatrave Velezhë, Shpenadi, Caparc, Trepeticë, Serbicë e Epërme dhe Novakë, si dhe fshatrave përreth.
Dëgjimi publik do të fillojë prej orës 20:15 në objektin e shkollës fillore në fshatin Velezhë.
“Informata për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund të gjeni edhe në këto vegëza:
Ueb faqja zyrtare e Komunës: https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/ dhe https://kk.rks-gov.net/prizren/category/degjimet-publike/ .
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në: [email protected] dhe [email protected] .”, thuhet tutje në njoftim./TVPrizreni/