Të dielën, më 21 korrik 2024, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 51 vjeçare, është ndarë nga jeta dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren.
Dr. Vlora Ukimeri, pas kryerjes së specializimit në fushën e neonatologjisë, punësohet në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.
Varrimi i dr. Vlora Ukimerit do të bëhet sot (21.07.2024) në ora 17:00 tek varrezat e fshatit Korishë.
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit në një komunikatë për media ka thënë se dr. Vlora ishte e afërt, e dashur, e përkushtuar në punë, pa përtesë, me ndershmëri dhe me përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, në veçanti foshnjave të porsalindura, sepse me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojē për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane.
Menaxhmenti dhe punonjësit e spitalit u kanë shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Vlora Ukimerit.
“Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Vlora Ukimerit do të jetë i përhershëm!”, thuhet në fund të njoftimit të spitalit “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren./TVPrizreni/