Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka bërë të ditur se pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, policia ka hartuar një plan operativ.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i
Pavarur i Medieve dhe OJQ, ka garantuar se qytetarët do të jenë të sigurt në ditën e zgjedhjeve.
“Pas shpalljes së zgjedhje, Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ në nivel qendror dhe planin operacional që parashihen të gjitha masat preventive. Qëllimi i këtij urdhri është krijimi i një klime të sigurt për të gjithë qytetarët gjatë procesit zgjedhor”, tha Mehmeti.
Ai shtoi se policia do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi për parandalimin e veprave penale.
“Lidhur me procesin zgjedhor ekziston memorandumi zgjedhor në parandalimin të gjithë atyre që bien ndesh kundër veprës penale. Tani jemi në fazën përgatitore ku kemi takime me KQZ-në. Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha fazave me qëllim të sigurisë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre për të votuar”, u shpreh Mehmeti. /Telegrafi/