Kompania e mirënjohur për hapjen e bunarëve dhe shpimeve në të gjitha llojet e tokës, “Caja Kompany”, dje kanë gëzuar xhematin e Xhamisë së re në fshatin Zhur, duke ia siguruar ujin 24 orë përmes hapjes falas të bunarit.
Këtë e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në faqen e saj zyrtare ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është bërë hapja e bunarit tek xhamia e re e fshatit Zhur me thellësi mbi 90 metër, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Sot u bë hapja e bunarit te xhamia e re e fshatit Zhur, Prizren, në thellësi mbi 90 metër.
Një falënderim meritor për kompaninë e specializuar, “Caja Company”, për pronarin z. Rraif Paqarizi dhe djemtë e tij, nga Dragobili i Malishevës, për këtë hajrat.
Inshallah, I Madhi Zot, ua kompenzon me shëndet e mirësi, në këtë botë, ndërsa me xhennet në ahiret!
Vlen të theksohet se, compania “Caja”, tashmë ka hapur me dhjetëra puse, hajrat – për riza t’Zotit, qoftë nëpër xhami, shkolla, shtëpi…etj.
KBI-Prizren, 1 Shkurt 2021
Sot u bë hapja e bunarit te xhamia e re e fshatit Zhur, Prizren, në thellësi mbi 90…
Posted by Këshilli i Bashkësisë Islame – Prizren on Monday, February 1, 2021