Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga tri mbrëmjet e edicionit të dytë të festivalit “Rock and Blues” në Prizren.
Totaj është shprehur se me përfundimin e këtij festivali, i cili mblodhi artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe tërhoqi mijëra vizitorë, Prizreni konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një qendër e rëndësishme e muzikës dhe kulturës.
“Me një atmosferë të jashtëzakonshme dhe performanca të paharrueshme, Rock and Blues Festival në Prizren përfundoi me sukses edicionin e tij të dytë.
Për tri netë radhazi, Prizreni jehoi me tingujt e rock-ut dhe blues-it, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme për të gjithë dashamirët e muzikës.
Festivali, mblodhi artistë të njohur vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët performuan në skenën e madhe dhe tërhoqën mijëra vizitorë.
Me përfundimin e festivalit, Prizreni konfirmon edhe një herë statusin e tij si një qendër e rëndësishme e muzikës dhe kulturës.
Ju përshëndes me këtë video – pamje nga tri mbrëmjet e festivalit!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/