- Reklama -

Edhe përfaqësuesi i Departmentit amerikan të Shtetit merr pjesë në ceremoninë e njohjes Kosovë – Izrael

Sot, Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike, duke zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë.

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Izraelit do ta mbajnë një ceremoni virtuale për të vendosur lidhje diplomatike midis dy vendeve. Gazetari izraelit, Amichai Stein ka thënë se në ceremoni do të marrë pjesë edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe i ngarkuari me punë në misionin e jashtëm amerikan, Jonathan Shrier.

- Reklama -

“Meqenëse vendosja e lidhjeve u njoftua nga ish-presidenti amerikan Trump – i dërguari i SHBA-së në Ballkan, Matthew Palmer dhe i ngarkuari me punë Jonathan Shrier do të bashkohet në ceremoninë virtuale gjithashtu për të sqaruar se administrata e re mbështet këtë hap”, ka shkruar Stein.

Ministrja e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin javën e kaluar, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort