- Reklama -

Kuvendari Ilir Gashi me apel për lirimin e pronave komunale që shfrytëzohen nga partitë politike në Prizren!

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Ilir Gashi, ka kërkuar nga partitë politike në Prizren që pronat komunale aktualisht që i shfrytëzojnë ti lirojnë.

Gashi propozon qëkëto prona t’i kthehen në menaxhim të komunës së Prizrenit me qëllim që ato të ri destinohen si hapësira të institucioneve kulturore.

- Reklama -

Gjithashtu kuvendari Gashi, kërkon që ky propozim të nisë nga partitë më të mëdha të Prizrenit, PDK dhe LVV që vullnetarisht t’i lirojnë objektet e selive të tyre e më pas të pasohen nga partitë të tjera.

Shkrimi i plotë i Gashit:

Do të ishte në interesin publik që pronat që shfrytëzohen nga partitë politike në qendër të qytetit t’i kthehen në menaxhim të Komunës së Prizrenit me qëllim që ato të ri destinohen si hapësira të institucioneve kulturore, p.sh.: Galeri të arteve, muze të profileve të ndryshme: muzeu i luftës, muzeu i historisë së qytetit dhe i zanateve të vjetra, etj. ose edhe për përpunimin dhe ekspozimin e veprave artizanale të shoqatave të ndryshme të komunës së Prizrenit.

Me krijimin e hapësirave të reja kulturore brenda bërthamës së vjetër të qytetit, përveç që do të shtohej oferta turistike, do të mundësohej shkarkimi i turmave të mëdha nga Shadërvani në drejtim të Sheshit të Lidhjes dhe më tej në drejtim të kompleksit të Lidhjes së Prizrenit.

Shumica e partive politike (LDK, AAK, NISMA, KDTP dhe VAKAT) zyrat e tyre i kanë tek Sheshi i Lidhjes.
Si dy partitë më të mëdha të Prizrenit; PDK dhe LVV do të duhej të parët vullnetarisht t’i lirojnë objektet

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort