- Reklama -

Festë në Suharekë, Ballkani ngre lart trofeun e titullit

Pas triumfit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll ditë më parë, Ballkani e mposhti Prishtinën edhe në xhiron e 36-të, përkatësisht të fundit për edicionin 2023/2024 në Kosovë.

Ballkani të shtunën fitoi 2:1 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës.

- Reklama -

Ky ballafaqim ishte më shumë festiv, pasi titullin e tretë rresht, suharekasit e siguruan në fundjavën e kaluar.

Të shtunën në Suharekë, Ballkani fitoi me rikthim të rezultatit.

Hasan Hyseni në minutën e 14-të e shënoi golin e parë për mysafirët.

Me të nisur pjesa e dytë, kapiteni Edvin Kuç e barazoi rezultatin.

Në minutën e 78-të shënoi edhe mbrojtësi Armend Thaqi nga penalltia për 2:1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Kuç dhe Thaqi janë dy prej disa lojtarëve që do të largohen nga Ballkani me gjitha trofetë e fituar.

Kuç do t’i bashkohet Neftchi Bakusë në Azerbajxhan, ndërsa Thaqi te Cluji në Rumani.

Para nisjes së ndeshjes, të dyve iu dha një dhuratë në shenjë respekti për kontributin e dhënë përgjatë këtyre viteve.

Kuç largohet me 205 ndeshje të luajtura, kurse Thaqi me 180 ndeshje.

Ballkani e mbyll kampionatin me 78 pikë, gjashtë më shumë se Llapi i vendit të dytë.

Prishtina e mbyll sezonin pa Evropë dhe me 49 pikë në vendin e pestë./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort