Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i dyshuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë në Prizren.
Sipas Policisë, i arrestuar dyshohet se ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë, pasi i është shqiptuar një tikete për kundërvajtje në trafik.
Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.