Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përshëndet qytetarët duke ndarë pamje nga Malësia e Vërrinit, ndryshe fshati Lubiqevë.
Totaj ka thënë se ky fshat i rrethuar me male e pamje piktoreske, me banorë mikpritës, ka qenë strofull e rëndësishme e luftëtarëve të UÇK-së gjatë luftës.
Ky fshat, i cili dikur njihej edhe për kultivimin e rrushit dhe blegtorisë, me doemos duhet vizituar, ka shtuar tutje Totaj.
“Mirëmëngjesi nga Malësia e Vërrinit (Lubiqeva), fshati që dikur njihej për kultivimin e rrushit dhe blegtorisë.
Ky fshat i bukur, i rrethuar me male e pamje piktoreske, me banorë mikpritës, ka qenë strofull e rëndësishme e luftëtarëve të UÇK-së gjatë luftës.
Numri i madh i mërgimtarëve të Malësisë së Vërrinit, ka luajtur rol të veçantë në zhvillimin e fshatit dhe ngritjes së standardit jetësor.
Është një fshat që me doemos duhet vizituar!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/